Home Kulture Sanremo mes sharjeve e fyerjeve per jurine.

Sanremo mes sharjeve e fyerjeve per jurine.

E-mail Print PDF
Valerio Scanu, është fituesi i festivalit të Sanremos me këngën “Per tutte le volte che”. “Fituesi më i ri për festivalin më të vjetër”, ky është komenti që ka bërë prezantuesja për gjatë dhënies së çmimit për 20-vjeçarin.

Në finale ka arritur dhe trioja Pupo-Emanuele Filiberto-Luca Canonici, të cilët u renditën në vendin e dytë me këngën “Italia amore mio”. Ndërsa në vend të tretë u rendit, Marco Mengoni, me këngën “Credici ancora”."Turp dhe të shitur”, këto ishin akuzat që spektatorët i bënin jurisë pas shpalljes së fituesve.

Protestat e para nisën gjatë shpalljes se eliminimeve të konkurrentëve për në fazën finale. Fishkëllimat e platesë kanë qenë më të mëdha kur nga gara u skualifikua Irene Grandi.

Por sipas gazetës “Corriere Della Sera”, salla ka pasur pakënaqësinë më të madhe dhe shpërthimin e inatit në momentin që u përjashtua nga gara, Malika Ayane.

Kur në fund u kualifikua dhe këngëtarja Noemi, salla ka kuptuar se kush ishin finalistët dhe ka bërtitur: “Turp” dhe “Të shitur”.

 

Add comment


Security code
Refresh

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 26°C
Feels Like: 26°C
Humidity: 42%
Speed: 8 km/h
Direct.: 140°
Pressure: 1014.9 mb
SE
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?