“Nji ashik qe se nxe gjumi”, “Buzen kuq si marangjyli”, “E për mu paska ken kismet”, “Asaman moj gjylja e rremit”, “N’mes te ballit nishan”, “Pranvera me dale ka fillue”.
Jane disa prej 234 titujve te kengeve shkodrane te cilat vine te përmbledhura ne botimin Ehengu Shkodran i autorit Nuh Topcija ne pjesen e pare te tijen. Promovimi i këtij libri u be ne ambjentet e biblotekes Marin Barleti mes miqsh dhe artistesh duke risjelle për lexuesit një nder perlat e këtij qyteti.
Autori është kujdesur qe ky liber te permbaje disa nga reliket e këtij qyteti ne fushen e muzikes dhe ne te njejten kohe te jape një prove me teper qe te trashëgohet edhe ne te ardhmen ekzistenca e një kulture te hershme te shkoder loces.
Kenga është një nder pasurite e shkodres me te cilat ne vite është krenuar dhe ka perfaqesuar denjësisht veten si qytet.
Është folur e shkruar gjate, përcjellë brez pas brezi tradita e kësaj melodie te bukur qe tingëllon kendshem ne oborret e këtij qyteti te lashte. Ahengu shkodran është i njohur jo vetem për te moshuarit por për te gjithë brezat e lindur dhe rritur ne shkoder.
















