Pretendime për mungesën e emrave në lista.
Banorët e
zonës së Nënshkodrës dhe
lagjet periferike të qytetit,
të dëmtuara nga përmbytja,
prej disa ditësh protestojnë
për dëmshpërblimet që sipas
tyre janë të padrejta.
Një pjesë e mirë e familjeve
në komunat Ana e Malit por
dhe lagjen “Ajasëm” të qytetit,
pretendojnë se nuk
kanë përfituar asgjë, ose
kanë qenë shuma modeste,
shumë herë më pak nga
dëmet e pësuara prej përmbytjeve,
të muajve janar dhe
shkurt të këtij viti. Familja
Fushazi në lagjen “Ajasëm”
të Shkodrës, është shprehur
se shtëpia pothuajse u mbulua
e gjitha nga uji i lumit
Drin, por komisioni i verifikimit
të dëmeve nuk e ka
klasifikuar në listë. Kurse
Ramazan Shkëmbi, rrëfen
se është vlerësuar deri më
10 mijë lekë të reja, në një
kohë që shumë pajisje shtëpiake
janë dëmtuar përfshirë
dhe muret e shtëpisë.
Ata shprehen se nëse nuk
rishikohet lista, atëherë do
të padisin komisionin e verifikimit
të dëmeve për shkelje
ligjore dhe abuzime.
Edhe shumë banorë të tjerë
në qark ankohen se nuk
kanë emrat në listën e dëmshpërblimeve
dhe një prej
tyre është Prena Çela. Prej
disa ditësh edhe në Anën e
Malit, banorët pretendojnë
se nuk kanë përfituar asgjë
prej premtimeve të bëra pas
përmbytjeve