Home Lajmet e fundit Lajme nga Shkodra

Lajme nga Shkodra

Familjet e 9 Janarit, jo protestës

E-mail Print PDF
Të afërmit e të zhdukurve në tragjedinë e 9 janarit, trupat e të cilëve nuk u janë gjendur akoma edhe sot nuk kërkojnë të përdoren as politikisht dhe as nga shoqata të tjera për qëllimet e tyre. Mark Grishaj, një nga familjarët e të zhdukurve në këtë tragjedi tregoi dje se një shoqatë emigrantësh në Itali i kërkoi daljen në protestë më 28 mars, për të protestuar për tragjedinë e Otrantos dhe të Gërdecit. “Unë i respektoj të gjithë ata që kanë humbur jetën në këtë tragjedi, por ngjarja e Otrantos e Gërdeci nuk kanë lidhje me hallin tonë. Ne kemi akoma edhe sot 8 bij nënash të zhdukur pa varr dhe një hetim në proces e sipër”, shprehet Grishaj. Duke marrë shkas nga kjo, ai kërkoi dhe një herë nga shteti që të zbardhet ngjarja e ndodhur 6 vite më parë, ku humbën jetën 28 persona, por trupat e 8 prej tyre nuk janë gjetur deri më sot.  
 

Përmbytjet në Shkodër

E-mail Print PDF

Pretendime për mungesën e emrave në lista.
Banorët e
zonës së Nënshkodrës dhe
lagjet periferike të qytetit,
të dëmtuara nga përmbytja,
prej disa ditësh protestojnë
për dëmshpërblimet që sipas
tyre janë të padrejta.
Një pjesë e mirë e familjeve
në komunat Ana e Malit por
dhe lagjen “Ajasëm” të qytetit,
pretendojnë se nuk
kanë përfituar asgjë, ose
kanë qenë shuma modeste,
shumë herë më pak nga
dëmet e pësuara prej përmbytjeve,
të muajve janar dhe
shkurt të këtij viti. Familja
Fushazi në lagjen “Ajasëm”
të Shkodrës, është shprehur
se shtëpia pothuajse u mbulua
e gjitha nga uji i lumit
Drin, por komisioni i verifikimit
të dëmeve nuk e ka
klasifikuar në listë. Kurse
Ramazan Shkëmbi, rrëfen
se është vlerësuar deri më
10 mijë lekë të reja, në një
kohë që shumë pajisje shtëpiake
janë dëmtuar përfshirë
dhe muret e shtëpisë.
Ata shprehen se nëse nuk
rishikohet lista, atëherë do
të padisin komisionin e verifikimit
të dëmeve për shkelje
ligjore dhe abuzime.
Edhe shumë banorë të tjerë
në qark ankohen se nuk
kanë emrat në listën e dëmshpërblimeve
dhe një prej
tyre është Prena Çela. Prej
disa ditësh edhe në Anën e
Malit, banorët pretendojnë
se nuk kanë përfituar asgjë
prej premtimeve të bëra pas
përmbytjeve

 

Ritëm i ngadaltë i rënies së nivelit

E-mail Print PDF

Shkodër, ende 5 mijë hektarë nën ujë.Megjithëse uji vazhdon të tërhiqet nga zona e Sh kodrës pas përmbytjeve masive të muajve janar dhe shkurt, sipërfaqet nën ujë mbeten ende të konsiderueshme. Në shifrat që raportohen së fundmi, llogariten
rreth 5 mijë hektarë tokë ende nën ujë në disa komuna, kryesisht zona e Nënshkodrës dhe rreth 800 banesa në prezencë uji. Problematike sipas Shtabit të Emergjencave mbetet situata në zonat Obot, Dajç, Velipojë dhe Bushat. Edhe rrugët rurale të këtyre fshatrave kalohen me shumë vështirësi, kurse ushtria vijon operacionet për riparimin e digave, argjinaturave në Drin e Buna dhe shpërndarjen e ushqimeve. Sipas specialistëve, do të duhen disa ditë për përmirësimin e plotë të situatës në këtë qark dhe për largimin e plotë të ujit nga sipërfaqet e tokave bujqësore. 

 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  6 
  •  7 
  •  8 
  •  9 
  •  10 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 11

Statistics

Members : 2
Content : 112
Web Links : 6
Content View Hits : 11737

Evenimente

MIXX LOUNGE ju fton kete te shtune ne "KARAOKE & COCKTAILS", i ftuar nga Tr gati per t'ju sherbyer cocktails te llojeve te ndryshme : <ALBI Bar-tender>.Te kendojme, kercejme e pime aty ky atmosfera e ngrohte ka vetem nje emer MIXX Lounge. Ju mirepresim

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 26°C
Feels Like: 26°C
Humidity: 42%
Speed: 8 km/h
Direct.: 140°
Pressure: 1014.9 mb
SE
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?

Who's Online

We have 4 guests online