Situata në qarkun e Shkodrës është drejt përmirësimit.Specialistët e bujqësisë në këtë qark pohojnë se dëmet e shkatuar nga përmbytja e dytë nuk janë të atij niveli sa në muajin janar.Situata në zonat e përmbytura është drejt përmirësimit , kështu shprehet për Panorama prefektio i qarkut Shkodër Maxhid Cungu.,Niveli i ujit po bie nga dita në ditë.Qytetei i Shkodrës nuk ka fare probeleme .Ndërkohë që në rrugen e Velipojës praënë stacionit të ujit të pijshëm të fshatit edhe pse ka prani të ujit në rrugen Shkodër-Velipojë, automjetet me pak kujdes në përgjithësi kalojnë Në rrugen e obotit qarkullimi tashmë bëhet me automjete të larta të ushtrisë .Jemi në pritje të udhëzimeve të komitetit ndërministror të emergjencave për të operuar edhe për përmbytjet e dyta, ka pohuar Cungu.Ndërkohë që specialistët e drejtorisë së bujqësisë së Shkodrës bëjnë me dije se dëmet në blegtori në kafshë apo shpendë kanë qenë krejtësisht minimale të krahasuara më përmbytjen e janarit.
Ndërkohë që kjo drejtori bujqësie po e ndjek me vëmendje situaten në zonen e nënshkopdrës dhe njëkohësisht po vazhdon punen për shpërndarjen e sasive të konsisderushme të koncentrateve , si ushqim përe blegtorinë e banorëve të këtyre zonave në bazë të një planifikimi , 3 kg për kokë për bagëtitë e trasha dhe 300 gr për bagëtitë e imta .Shpërndarja e këtyre ndihmave të sjella nga minsitria e bujqësisë bëhet mbi bazen e listave të hartuara nga njësitë vendore përkatëse
Ndërkhë që kjo drejtori bujqësie ka filluar nga puna për vaksinimin e të gjitha kafshëve dhe shpendëve shtëpiakë të këtyre zonave me qëllim evitimin e ndonjë epidemie të mundshme që mund të përhapet nga kafshët në një situatë të tillë
Gjer tani në qarkun e shkodrës janë vaksinuar 5 mijë bagëti të trasha nga 6 mijë që janë gjithsej , 10 mijë bagëti të imta , 2 mijë derra dhe 50 mijë shpend nga 100 mijë që janë gjithsej
Ndërkohë që për banorët e nënshkodrës për mbytja e dytë u solli shumë probleme në sipërfaqet e mbjella .sipas vetë banorëve sapo u largua uji nga përmbytja e janarit ato kishin filluar punen për mbjelljet e pranverës.Por fatkeqësisht prodhimit e mbjella në vjeshtë si grurë Jonxhë etj , u kanë shkuar dëm .Madje ato shprehen mosbesuar se mund të arrijnë ti shpëtojnë këto kultura bujqësore për të marrë prodhim prej tyre
E vetmja shpresë për këto banorë mbeten dëmshpërblimet e premtruara nga qeveria , si për banesat ashtu edhe për produktet bujqësore
Me poshte jane te dhenat e mbi siutuaten e fundit ne rajonin e Shkodres
| Nr | Njësia vendore | Tokë e përmbytur | Persona të evakuar dhe të akomoduar | Shtëpi të përmbytura | Shtëpi të rrethuara nga uji |
| 1 | B. Shkodër | 25 ha | 120 persona | 5 | 30 |
| 2 | K. Dajç | 900 ha | 23 familje | 3 | 120 |
| 3 | K. Ana Malit | 300 ha |
| 15 | 125 |
| 4 | K. Velipojë | 1000 ha | 15 familje | 35 | 130 |
| 5 | K. Bërdicë | 400 ha |
|
| 100 |
| 7 | K. Bushat | 1000 ha |
|
| 30 |
| 8 | K. Guri Zi | 55 ha |
|
| 80 |
| 9 | K. Rrethina | 30 ha |
|
|
|
|
| Gjithsej | 3710 ha |
| 58 shtëpi | 620 shtëpi |


















