Home Lajmet e fundit Lajme nga Shkodra Shkodër -Hani Hotit

Shkodër -Hani Hotit

E-mail Print PDF
Fillimi sa më shpejt i punimeve në aksin rrugor Shkodër -Hani Hotit ka bërë që të zhvillohet takimi i rradhës në Këeshillin e Qarkut Shkodër Tani duken se janë përfunduar të gjitha pengesat dhe në muajin mars mendohet të fillojë puna për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur të zvarritur me vite të tëra.
Në sallen e Këshillit të qarkut të Shkodrës  nën drejtimin e kryetarit Gjovalin Kolombi është zhvilluar një takim pune i cili kishte për qëllim që të bënte korigjimet e fundit të mundshme , të projektit me qëllim që muajin e ardhshëm të fillojë puna për ndërtimine këtij segmenti shumë të rëndësishëm rrugor .Në këtë takim ishin të pranishëm , krahas kryetarit të qarkut Kolombi edhe prefekti i qarkut  Maxhid Cungu, drejtori i përgjithshëm i rrugëve Andi Toma, Konsulli italian në Shkodër Stefano Marguccio, përfaqësuesi i firmës italiane  “Matarese” që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij aksi rrugor ,  Giovanni Zagaria, të policisë së shteti , të OSSH-së të Telekomit  etj,  si dhe përfaqësues të njësive vendore ku kalon ky aks rrugor.
Pas shumë vitesh mund të themi se ka ardhur koha që ndërtimi i këtij kasi rrugor duhet të fillojë sa më shpejt .në një farë mënyre edhe pala shqiptare mendojmë se ka pasur pjesen e vet të fajit që  Problemet me shpronësimet dhe infrastruktura mbi dhe nëntokësore kanë qenë disa nga elemetët që janë bërë shkak për fillimin e punimeve me vonë të ndërtimit të aksit rrugor Shkodër-Hani Hotit, ka pohuar kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Gjovalin Kolombi.
Ky takim le të shërbeje si një autokritikë për të gjithë ne dhe shpresojm që tashmë janë plotësuart të gjitha kshte që edhe ky aks aq i rëndësishëm jo vetëm për rajonin e Shkodrës por edhe të gjithë vendin tonë psasi është i vetmi segment rrugor që lidh vendin tonë me europen Veriore , lindje dhe perëndimore në rrugë tokësore, ka pohuar Kolombi
Ndërkohë që   mësohet se është diskutuar  me përfaqësuesit e njësive vendore ku kalon kjo rrugë, në lidhje me çështje teknike   që kanë të bëjnë   me infrastrukturen mbi ose nëntokësore. Njëkohëssiht me përfaqësues të qarkullimit rrugor të rretheve Shkodër dhe Malësi e Madhe është diskutuar në lidhje  me sigurinë rrugore në këtë aks duke iu referuar pranisë së zonave urbane dhe të ndërtimeve  të ndryshme përgjatë këtij segmenti rrugor
 Superstrada Shkodër- Hani I Hotit  ka një vlerë prej   40 milion eurosh  e cila do të financohet nga Cooperacione Italiane .Ndërkohë që Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 40.4 milion lekë  për   3 mijë familje , banorë të  6 njësive vendore  të rretheve Shkodër Malësi e Madhe, që do të përfitojnë nga shpronësimet me rastin e ndërtimit të segmenntit rrugor Shkodër-Hani Hotit.Deri me 15 mars të këtij vitit   duhet të jenë përfunduar të gjitha procedurat dhe përfituesit duhet të tërheqin paratë. Më pas çdo gjë do të jetë e lirë për të filluar puna për ndërtimin e këtij aksi rrugor i cili pritete të përfundojë brenda një afati kohor prej 18 muajsh nga fillimi i punimeve
Last Updated ( Wednesday, 10 February 2010 12:11 )  

Add comment


Security code
Refresh

Statistics

Members : 2
Content : 112
Web Links : 6
Content View Hits : 11735

Evenimente

MIXX LOUNGE ju fton kete te shtune ne "KARAOKE & COCKTAILS", i ftuar nga Tr gati per t'ju sherbyer cocktails te llojeve te ndryshme : <ALBI Bar-tender>.Te kendojme, kercejme e pime aty ky atmosfera e ngrohte ka vetem nje emer MIXX Lounge. Ju mirepresim

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 26°C
Feels Like: 26°C
Humidity: 42%
Speed: 8 km/h
Direct.: 140°
Pressure: 1014.9 mb
SE
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?

Who's Online

We have 3 guests online