Home Lajmet e fundit Aktualitet

Aktualitet

Moti në fundjavë shi, diell, ftohtë

E-mail Print PDF
Shi, diell, ftohtë. Kjo është panorama që do të na ofrohet në dy ditët e fundit të kësaj jave.
Sipas shërbimit Meteoalb, moti do të vijojë të jetë e paqëndrueshëm.
 

Qytetet shqiptare tre herë më shumë ndotje se norma

E-mail Print PDF
Ajri në 6 qytetet më të mëdha në vend, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe Korçë është tepër i ndotur. Rezultatet e monitorimit për vitin 2009 tregojnë se në këto qytete, niveli i ndotjes së ajrit është mjaft i lartë, veçanërisht përsa i përket grimcave totale që gjenden në ajër(LNP) dhe grimcave të respirueshme apo siç njihen ndryshe grimcave të pluhurit(PM 10), këto dy indikatorë janë tre herë më shumë se norma e lejuar.

Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik që kanë kryer këtë monitorim ndotja e ajrit në këto qytete, kapërcen dukshëm nivelin më të lartë të kufirit të “Objektivit të Ndërmjetëm” të përcaktuar prej Udhëzimeve mbi Cilësinë e Ajrit të OBSH si edhe standardet e cilësisë së ajrit të përdorur në vendet e Bashkimit Europian.
Por ajri i ndotur që thithin çdo ditë banorët e këtyre qendrave të mëdha urbane ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e tyre, duke ulur jetëgjatësinë e banorëve, duke rritur vdekshmërinë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare si dhe kontribuon në avancimin e sëmundjeve të zemrës dhe atyre respiratore. Ajri i ndotur ashpërson së tepërmi edhe simptomave tek personat azmatikë e veçanërisht shton numrin fëmijëve që lindin me këtë problem .
Por kjo nuk është e gjitha, krahas grimcave të ngurta që janë 2 deri në 3 herë më të larta se normat e lejuara nga OBSH, gjatë vitit, që sapo lamë pas është vërejtur edhe një rritje e dyoksidit të azotit(NO2), që vjen nga shkarkimi i gazeve të automjeteve, që janë gjithmonë e në rritje.
Në monitorimin e kryer specialistët japin alarmin se nëse do të vijojmë me këto ritme rritje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do të kapërcejë normat e BE-së në ajrin urban të qyteteve kryesore te ne. Në Tiranë vlera e tij mesatare tashmë kapërcen normën e BE-së. E njejta gjë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.
Ajo çka vërehet në monitorimin e fundit të ajrit për 6 qendrat e mëdha është se niveli i ndotjes së ajrit nuk ka patur ndonjë përmirësim në 5 vitet e fundit. Duke qenë se ajri që ne thithim është mbi normat e BE vendi ynë klasifikohet në zonën e rrezikut shëndetësor.

PM 10 Gjatë pesë viteve të fundit në ajrin urban në Shqipëri

Viti             2005 2006 2007 2008 2009
Shkodra      107   100   101   108   112
Durrësi          91      93   100   116   121
Fieri              93    106   102   112   110
Tirana*        172    163   159   173  148
Korça            63      82     91     92     93
Vlora             72      86     89     86     87


Rezultatet mesatare,viti 2009
LNP PM 10
Shkodra   230 112
Durresi     250 121
Tirana*     323 148
Fieri          225 110
Korça        221  93
Vlora         212  87

Norma AL 140 70
Norma BE 80 50
Last Updated ( Sunday, 07 March 2010 00:37 )
 

Statistics

Members : 2
Content : 112
Web Links : 6
Content View Hits : 11804

Evenimente

MIXX LOUNGE ju fton kete te shtune ne "KARAOKE & COCKTAILS", i ftuar nga Tr gati per t'ju sherbyer cocktails te llojeve te ndryshme : <ALBI Bar-tender>.Te kendojme, kercejme e pime aty ky atmosfera e ngrohte ka vetem nje emer MIXX Lounge. Ju mirepresim

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 20°C
Feels Like: 20°C
Humidity: 60%
Speed: 10 km/h
Direct.: 360°
Pressure: 1014.9 mb
N
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?

Who's Online

We have 1 guest online