Home Lajmet e fundit Dicka ndryshe Si ta bësh të dashurin që ta thotë të vërtetën

Si ta bësh të dashurin që ta thotë të vërtetën

E-mail Print PDF
Pa marrë parasysh se a na pëlqen apo jo, çdo djalë, duke
përfshirë edhe ata të mirët, herë pas here gënjejnë, thotë
Havier Amador, autor i librit “I’m Right, You’re Wrong,
Now What?”. Natyrisht, të gënjesh rreth gjërave të mëdha, psh
rreth mashtrimit, është një gjë që nuk falet. Por, nëse ai të thotë
gënjeshtra për gjëra të vogla, si psh se është i zënë ditën kur shoqja
jote më e mirë e fton për ditëlindje, me gjasë ai nuk është duke
ju gënjyer me qëllim që t’ju lëndojë. “Meshkujt përdorin gënjeshtrat
e vogla për të evituar konfliktet”, thotë Amador. Kur të
bindesh se i dashuri yt është duke ‘të të kripur’ me rrena, përdori
këto strategji për ta bërë atë që të ta thotë të vërtetën.
Ulu më poshtë se ai
Bëje që të lehtësohet. Nëse ai është ulur në kauç, ti ulu në dysheme,
pak larg tij. “Kur ulesh më poshtë se mashkulli, ai merr
sinjal se biseda nuk është kërcënuese”, thotë Xhanin Drajver, ekspert
i gjuhës së trupit dhe zbulimit të mashtrimit. Po ashtu,
shikoje atë në profil, meqë kjo e pengon më pak, sesa kur e shikon
ballë për ballë. Tani fillo me pyetjet e përgjithshme që kanë të
bëjnë me rrenën.
Nëse mendon se të ka gënjyer rreth bërjes së diçkaje që i ke kërkuar,
thuaj diçka si psh: “Ani, si shkoi ajo punë”? Në ndërkohë bëju
kinse nuk je duke ia kushtuar vëmendjen, duke ndërruar kanalet
TV apo duke shikuar laptopin. “Kjo do ta bëjë atë që të flasë,
meqë mendon se ke filluar një bisedë rutinore, e jo një hetim”,
thotë Drajver.
Evito akuzat
Pastaj, bëje që ta thotë të vërtetën duke bërë një deklaratë jo konfrontuese
– tani nuk është koha që të testosh aftësitë që ke mësuar
nga seria “Law & Order”. Thuaji këto fjalë magjike: “A ka ndonjë
arsye pse... “ dhe kompletoje fjalinë duke përshkruar se si mendon
se ai mund të të mashtrojë ai. Për shembull: “A ka ndonjë
arsye pse nuk dëshiron që të vish në ditëlindjen e Meritës me mua?”
Kjo do të duket si kërkesë e informatave, e jo si akuzim, thotë Drajver.
Nëse ai ende i bën bisht përgjigjes së vërtetë, pyete “Përnjëmend?”
me një ton konfuz dhe prite përgjigjen e qetë. Sipas Drajverit,
duke qëndruar e qetë, vjen deri te rritja subtile e presionit,
pa e bërë atë të ndihet i zënë në qoshe.
Bëja me dije se nuk do ta dënosh
Në fund, duhet ta bësh atë që të ndihet i sigurt. “Bëja me dije se
nuk do ta dënosh nëse ta thotë të vërtetën dhe do të ketë më pak
gjasa që ai të gënjejë që në rend të parë”, thotë Amador.
Kur ai ta pranojë të vërtetën, gjej një mënyrë që të qetësohesh – rri
me shoqe, apo dil në shoping — pastaj bisedoni sesi mund ta bëni
lidhjen tuaj më të haptë. Drajver sugjeron që ta falënderosh të
dashurin për faktin që ta tregoi të vërtetën. Thuaji: “E vlerësoj
faktin që ma the të vërtetën. Ti gjithmonë e thua të vërtetën, prandaj
edhe më pëlqen për këtë gjë”. Mu këtë fjali e përdorin policët
gjatë marrjes në pyetje. “Ti ja bën me dije se nga ai pret sinqeritet”,
thotë Drajver. “Si rezultat i kësaj, në të ardhmen ka më
shumë të ngjarë që ai të gënjejë më pak”.
Last Updated ( Sunday, 07 March 2010 23:36 )  

Add comment


Security code
Refresh

Statistics

Members : 2
Content : 112
Web Links : 6
Content View Hits : 11804

Evenimente

MIXX LOUNGE ju fton kete te shtune ne "KARAOKE & COCKTAILS", i ftuar nga Tr gati per t'ju sherbyer cocktails te llojeve te ndryshme : <ALBI Bar-tender>.Te kendojme, kercejme e pime aty ky atmosfera e ngrohte ka vetem nje emer MIXX Lounge. Ju mirepresim

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 20°C
Feels Like: 20°C
Humidity: 60%
Speed: 10 km/h
Direct.: 360°
Pressure: 1014.9 mb
N
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?

Who's Online

We have 3 guests online