Home Lajmet e fundit Dicka ndryshe Si ta mësoni partnerin egoist

Si ta mësoni partnerin egoist

E-mail Print PDF

Tashmë të gjithë e dinë që
femrat i adhurojnë puth
jet dhe përkëdheljet.

Nëse
ai nuk i praktikon, me siguri që
shtiret sikur nuk e di që një
femër nuk mund ta konsiderojë
të tillë një akt seksual pa disa
minuta pasionante me puthje,
përqafime dhe fjalë të ngrohta.
Në këtë rast është e rëndësishme
që të ndërhysh menjëherë, para
se të jetë shumë vonë për të
zgjidhur problemin. Nëse fjalët
nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim.
Propozoi lojën e pasqyrës:
Thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte
një pasqyrë që reflekton
imazhin tënd dhe fillo ta
përkëdhelësh dhe ta puthësh në
të njëjtën mënyrë që do të doje të
bënte ai me ty.
Të gjithë meshkujve u ka qëlluar
të kenë një “të dashur që
bën biseda ferri”, një grua, argumenti
i vetëm i bisedave të së
cilës ka qenë lidhja. Revistat
femërore stimulojnë pikërisht
këtë, publikojnë gjithmonë artikuj
që flasin se si duhet që t’i
shtyjmë meshkujt të flasin për
ndjenjat. Femrat nuk e kanë
aspak problem t’u tregojnë
meshkujve se si ndihen. Ndërsa,
sa i takon seksit, mund të
duken më fjalëpaka sesa meshkujt:
“Meshkujt flasin për dëshirat
e tyre seksuale më tepër
sesa femrat”, komentojnë psikologët.

Çfarë pëlqejnë femrat?
Sytë depërtues. Natyra i ka bërë
meshkujt me sy të mëdhenj të
depërtueshëm, me qerpikë të
gjatë dhe me vetulla të trasha.
Shikimi i fshehtë dhe tërheqës
mund ta bëjë për vete çdo femër.
Gjëja e parë të cilën femrat e
vërejnë te një mashkull janë
sytë, ndërsa nëse janë depërtues
dhe provokues, suksesi
është i garantuar.
Buzët
Nuk vuajnë vetëm meshkujt
për buzët e Angelina Jolie. Edhe
femrave u pëlqejnë meshkujt
me buzë të trasha dhe të lëngshme,
jo vetëm se duken bukur,
por edhe për disa kënaqësi intime
që mund t’u ofrojnë atyre.
Rrallë ndonjë femër do t’i refuzonte
buzët e ngjashme me të
Brad Pitt-it, megjithatë femrat
nuk janë shumë kritikuese dhe
do t’i pranonin edhe buzët e
vogla të ngjashme me zemërthyesin
hollivudian, Mattheë
Mçonaughey.
Supet
Një hulumtim ka treguar se ajo
që u pëlqen më së shumti femrave
te një mashkull, është
mënyra e ecjes duke lëvizur
supet. Femrat pajtohen se supet
e gjera dhe të formuara mirë
janë shenjë e fuqisë dhe vetisë
mashkullore, dhe të tillë meshkuj
i joshin ato.
Gjoksi
Sikurse meshkujt, edhe femrat
e kanë pikë të dobët gjoksin.
Mirëpo, në dallim nga meshkujt,
të cilët shkrihen nga silikonet,
atyre u pëlqen gjoksi i
fuqishëm natyror i meshkujve.
Mënyra se si u rijnë meshkujve
fanellat dhe këmishët mbi gjoks
tregon shumë për atë se çfarë
fsheh mashkulli nën to.
Krahët
Tregojnë fuqinë, mirëpo është
edhe shenjë se mashkulli kujdeset
për trupin e tij. Krahët e
fortë të meshkujve i magjepsin
femrat, të cilat vazhdimisht
mendojnë për duart e fuqishme
të meshkujve, të cilat do t’i
çojnë në dhomën e gjumit dhe
do t’ua plotësonin të gjitha fantazitë.
Barku i rrafshët
Barku i mashkullit nuk duhet
patjetër të jetë i fortë dhe me
muskuj, mirëpo është e domosdoshme
të jetë i rrafshët dhe i
butë. Barku i trashë nuk është
seksi. Edhe barku me muskuj të
shumtë jep përshtypjen e një
narcisti, i cili ushtrohet tërë
ditën për ta parë veten në pasqyrë.
Të pasmet
Lidhur me çështjen e dukjes së
pasme, duket se femrat nuk
dallojnë shumë nga meshkujt.
Edhe atyre u pëlqejnë prapanicat
e bukur e mashkullit.
Megjithatë, femrave u pëlqejnë
prapanicat e të gjitha
madhësive.

 

Add comment


Security code
Refresh

Statistics

Members : 2
Content : 112
Web Links : 6
Content View Hits : 11806

Evenimente

MIXX LOUNGE ju fton kete te shtune ne "KARAOKE & COCKTAILS", i ftuar nga Tr gati per t'ju sherbyer cocktails te llojeve te ndryshme : <ALBI Bar-tender>.Te kendojme, kercejme e pime aty ky atmosfera e ngrohte ka vetem nje emer MIXX Lounge. Ju mirepresim

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 20°C
Feels Like: 20°C
Humidity: 60%
Speed: 10 km/h
Direct.: 360°
Pressure: 1014.9 mb
N
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?

Who's Online

We have 1 guest online