E pamë në mbrëmjen e spektaklit të “Gjeniut të vogël”, por e motra e Frederik Ndocit, e përshëndeste daljen e tij që nga Gjermania.
Me këtërast, Rita, e cila jeton prej vitesh
jashtë vendit, ku edhe ka ngritur
familjen dhe karrierën e saj,
shkruante për të gjithë fansat
dhe miqtë e saj në facebook.com
se mbrëmjen e së shtunës, në
televizionin kombëtar Klan, mes
fëmijëve të talentuar e të
mrekullueshëm, do të gjendej
edhe i vëllai i saj, Frederiku. “Me
ta ishte edhe gjeniu i moshës së
tij dhe i tërë kohërave në llojin e
vet... vëllai ynë i mrekullueshëm,
Frederik Ndoci”, shkruante ajo
përmes FB. Me këtë rast, nuk
mungonin as komentet e urimet
e shumta për këngëtarin që veç
të tjerash ka përfaqësuar
Shqipërinë në Eurovizionin e
vitit 2007.


















