Politike

Baraj: Shqipëria në alarm

E-mail PDF
“Toka nën këmbë i rreshket
Berishës dhe shqiptarëve”
Partia Socialiste ia faturon rrëshqitjen e dherave në
vende të ndryshme të Shqipërisë, kryeministrit Sali
Berisha. Akuza u bë dje nga sekretari për Mjedisin në
selinë rozë, Besnik Bara, i cili tha përmes një deklarate
për shtyp se “toka nuk po i rrëshqet nën këmbë vetëm Sali
Berishës, por gjithë shqiptarëve për shkakun e Sali Berishës”.
Sipas tij, rrëshqitja e tokës në vend tashmë është
bërë lajm i përditshëm frikësonjës.
Last Updated ( Sunday, 07 March 2010 23:37 )
 

Transporti urban është ankthi i kryeqytetasve, Edi Rama thur projekte imagjinare

E-mail PDF
Edi Rama bën veç premtime kronike, kurse Tirana kërkon me ngulm realizime të premtimeve. Njëri prej tyre, shërbimi urban në Tiranë është një nga simptomat e keqadministrimit të një qyteti. Këtë nuk kupton Edi Rama, që shpalos projekte mega-galaktike që vetëm realizëm nuk kanë. Shërbimi publik është kapur nga një varësi klienteliste të bashkisë, prandaj nuk funksionon. Të gjithë janë të opinionit se shërbimi urban në Tiranë lë mjaft për të dëshiruar. Tashmë ky shërbim është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët. Assesi transporti urban nuk është një nga shërbimet më problematike të kryeqytetit. Por është një shërbim midis shumë shërbimeve që nuk funksionojnë në Tiranë. Faji është keqadministrimi. Vetë bashkia pas mandatit të tretë të Edi Ramës në 2007 ka mbetur jetim pasi kryetari Rama i ka dhënë përparësi drejtimit të Partisë Socialiste. Dy kunguj në një sqetull është e vështirë t’i mbash, thotë populli. Sepse Edi Rama nuk është një hero i punës socialiste që të ketë fuqi stakanoviste, prandaj kryeqyteti vuan nga harresa e administratorëve të bashkisë. Transporti urban është një prej tyre, një simbol i lodhjes, joefikasitetin dhe shpërdorimit të energjive. Linja e autobusëve urbanë Kinostudio-Kombinat është një ferr i vërtetë për njerëzit që shkojnë në mëngjes për punë. Kemi të bëjmë me autobusë të stërmbushur që shkojnë e vijnë me vonesë, po aty qytetarët bëhet si sardele pa vaj duke u ngjeshur, sepse numri i autobusëve që qarkullon në këtë linjë është ulur nga 50 në 20 autobusë. Faji është keqadministrimi klientelist që kryetari i Bashkisë Rama ka instaluar me licencat. Në kryeqytet funksionojnë 15 linja urbanësh, por pjesa më e madhe e tyre ka në përbërje autobusë të vjetër që nuk të ofrojnë as kushtet më minimale. Njeriu, në të shumtën e rasteve, duhet të presë edhe 30 minuta në stacion derisa të vijë autobusi i linjës. Kurse vetiu me uljen e numrit të autobusëve është rritur dhe kohëzgjatja që i duhet një autobusi për një xhiro dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse shton pritjen e qytetarëve.
Gjithsesi s’janë shterruese problemet në këtë qytet që ka njëzet vjet që është një kantier ndërtimi me beton dhe çelik që përpijnë mijërave hektarë të hapësirave publike.
Afërmendsh Sheiku Rama bën premtime, si kjo: “Bashkia e Tiranës ka premtuar përmirësimin e këtij shërbimi vetëm në vitin 2011, pasi mendohet të zbatohen katër projekte të rëndësishme të saj, kryesisht në infrastrukturën rrugore, në prioritetet e rrugëve më të rëndësishme për të lëvizur, menaxhimin e lëvizjes si dhe mjetet e transportit publik”.
Më duket tërësisht kot konferenca për shtyp e kryebashkiakut Edi Rama, pasi këtë bashki e ka bojkotuar pas vitin 2007, kur ajo i është lënë në dorë të një fantomasi si Dritan Agolli. Ndërkaq nëse mund të bëni një pyetje të tipit se çfarë ka bërë Edi Rama për
Tiranën këto 3 mandate si kryetar bashkie? Nuk ka bërë asgjë, përveç dhënies se lejeve dhe licencave të ndërtimit dhe fabrikimit të pluhurit toksik. Edhe fasadat i ka bërë më keq sec ishte e mundur, pastaj vijon gjer tek tabelat e qarkullimit që e kanë bërë trafikun çorap, e duke mbaruar tek betonizimi Tiranës në çdo cep. Ka gati 11 vjet që Edi Rama nuk po bën dot sheshin në qendër të Tiranës që ngjan me Kabulin në luftë, duke menduar që Qeveria Berisha për 2 vjet përfundoi autostradën e kombit.
Për t’i rënë shkurt në përfundim: Qytetarët kërkojnë që bashkia të bëjë detyrat që ka sot, të shtrojë rrugët si në qendër ashtu edhe në brendësi të lagjeve, të punohet me cilësi dhe jo duke vjedhur, që rrugët të mos prishen menjëherë sapo janë shtruar dhe të rishtrohen përsëri, të mbarojnë punimet në afatet e caktuara dhe të mos zgjatin pafundësisht deri në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë kështu ndotjen vendin me pluhur. Tirana të mos përmbytet nga plehrat apo uji, siç ndodhi para pak kohësh. Të shtohen hapësirat e gjelbërta dhe jo duke instaluar beton, duke ndërtuar parqe dhe jo të gënjehen qytetarët pse mbillen dy kumbulla të kuqe. Të mos jepen leje ndërtimi vend e pa vend duke e betonuar Tiranën në çdo cep. Të ketë transport urban më të mirë, të behet plani urbanistik i Tiranës etj., etj. Por këto bëhen duke qenë në bashki dhe duke pasur vullnetin për t’i bërë këto punë, kurse Edi Rama thur imagjinata.
Last Updated ( Friday, 05 March 2010 22:54 )
 

Berisha: Negociatat nuk dështuan per fajin tim.

E-mail PDF
Nismat e paraqitura në Kuvend nga Partia Socialiste mbi zgjidhjen e krizës dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, do të trajtohen me seriozitetin më të madh dhe sa më shpejt, pa i injoruar.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha, duke shtuar se demokratët kanë treguar se janë gati të bëjnë koncesion në të mirë të reformave.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë në takimet bi-trelaterale me Topin dhe Ramën.

Një qëndrim shumë për t’u vlerësuar mjaft ishte dhe ai i Komitetit presidencial të Këshillit të Evropës, i cili punoi në të gjetur rrugët e zgjidhjes”, tha më tej Berisha, duke sqaruar të fshehtat e negociatave mes Ramës, Topit dhe atij vetë.

Sipas tij, pranimi në Kuvend i nismave të hetimit për zgjedhjet përbën një koncesion të ri të tij, pasi në fakt afati për hetimin ka kaluar, por tregon se ai është i hapur ndaj propozimeve të opozitës.

“Negociatat nuk dështuan për fajin tim”, tha më tej Berisha.

E duke vijuar me sqarimin e negociatave që ka zhvilluar me Ramën, ai tha se i ka paraqitur opsione të cilat nuk binin ndesh me respektimin e vendimit të gjykatave.

“Partia Socialiste po bën akuza të pabaza kur i komenton negociatat”, përfundoi Berisha lidhur me një fakt të til

Last Updated ( Friday, 05 March 2010 00:59 )
 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 2

Evenimente

MIXX LOUNGE ju fton kete te shtune ne "KARAOKE & COCKTAILS", i ftuar nga Tr gati per t'ju sherbyer cocktails te llojeve te ndryshme : <ALBI Bar-tender>.Te kendojme, kercejme e pime aty ky atmosfera e ngrohte ka vetem nje emer MIXX Lounge. Ju mirepresim

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 26°C
Feels Like: 26°C
Humidity: 42%
Speed: 8 km/h
Direct.: 140°
Pressure: 1014.9 mb
SE
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?