Home Politike Transporti urban është ankthi i kryeqytetasve, Edi Rama thur projekte imagjinare

Transporti urban është ankthi i kryeqytetasve, Edi Rama thur projekte imagjinare

E-mail Print PDF
Edi Rama bën veç premtime kronike, kurse Tirana kërkon me ngulm realizime të premtimeve. Njëri prej tyre, shërbimi urban në Tiranë është një nga simptomat e keqadministrimit të një qyteti. Këtë nuk kupton Edi Rama, që shpalos projekte mega-galaktike që vetëm realizëm nuk kanë. Shërbimi publik është kapur nga një varësi klienteliste të bashkisë, prandaj nuk funksionon. Të gjithë janë të opinionit se shërbimi urban në Tiranë lë mjaft për të dëshiruar. Tashmë ky shërbim është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët. Assesi transporti urban nuk është një nga shërbimet më problematike të kryeqytetit. Por është një shërbim midis shumë shërbimeve që nuk funksionojnë në Tiranë. Faji është keqadministrimi. Vetë bashkia pas mandatit të tretë të Edi Ramës në 2007 ka mbetur jetim pasi kryetari Rama i ka dhënë përparësi drejtimit të Partisë Socialiste. Dy kunguj në një sqetull është e vështirë t’i mbash, thotë populli. Sepse Edi Rama nuk është një hero i punës socialiste që të ketë fuqi stakanoviste, prandaj kryeqyteti vuan nga harresa e administratorëve të bashkisë. Transporti urban është një prej tyre, një simbol i lodhjes, joefikasitetin dhe shpërdorimit të energjive. Linja e autobusëve urbanë Kinostudio-Kombinat është një ferr i vërtetë për njerëzit që shkojnë në mëngjes për punë. Kemi të bëjmë me autobusë të stërmbushur që shkojnë e vijnë me vonesë, po aty qytetarët bëhet si sardele pa vaj duke u ngjeshur, sepse numri i autobusëve që qarkullon në këtë linjë është ulur nga 50 në 20 autobusë. Faji është keqadministrimi klientelist që kryetari i Bashkisë Rama ka instaluar me licencat. Në kryeqytet funksionojnë 15 linja urbanësh, por pjesa më e madhe e tyre ka në përbërje autobusë të vjetër që nuk të ofrojnë as kushtet më minimale. Njeriu, në të shumtën e rasteve, duhet të presë edhe 30 minuta në stacion derisa të vijë autobusi i linjës. Kurse vetiu me uljen e numrit të autobusëve është rritur dhe kohëzgjatja që i duhet një autobusi për një xhiro dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse shton pritjen e qytetarëve.
Gjithsesi s’janë shterruese problemet në këtë qytet që ka njëzet vjet që është një kantier ndërtimi me beton dhe çelik që përpijnë mijërave hektarë të hapësirave publike.
Afërmendsh Sheiku Rama bën premtime, si kjo: “Bashkia e Tiranës ka premtuar përmirësimin e këtij shërbimi vetëm në vitin 2011, pasi mendohet të zbatohen katër projekte të rëndësishme të saj, kryesisht në infrastrukturën rrugore, në prioritetet e rrugëve më të rëndësishme për të lëvizur, menaxhimin e lëvizjes si dhe mjetet e transportit publik”.
Më duket tërësisht kot konferenca për shtyp e kryebashkiakut Edi Rama, pasi këtë bashki e ka bojkotuar pas vitin 2007, kur ajo i është lënë në dorë të një fantomasi si Dritan Agolli. Ndërkaq nëse mund të bëni një pyetje të tipit se çfarë ka bërë Edi Rama për
Tiranën këto 3 mandate si kryetar bashkie? Nuk ka bërë asgjë, përveç dhënies se lejeve dhe licencave të ndërtimit dhe fabrikimit të pluhurit toksik. Edhe fasadat i ka bërë më keq sec ishte e mundur, pastaj vijon gjer tek tabelat e qarkullimit që e kanë bërë trafikun çorap, e duke mbaruar tek betonizimi Tiranës në çdo cep. Ka gati 11 vjet që Edi Rama nuk po bën dot sheshin në qendër të Tiranës që ngjan me Kabulin në luftë, duke menduar që Qeveria Berisha për 2 vjet përfundoi autostradën e kombit.
Për t’i rënë shkurt në përfundim: Qytetarët kërkojnë që bashkia të bëjë detyrat që ka sot, të shtrojë rrugët si në qendër ashtu edhe në brendësi të lagjeve, të punohet me cilësi dhe jo duke vjedhur, që rrugët të mos prishen menjëherë sapo janë shtruar dhe të rishtrohen përsëri, të mbarojnë punimet në afatet e caktuara dhe të mos zgjatin pafundësisht deri në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë kështu ndotjen vendin me pluhur. Tirana të mos përmbytet nga plehrat apo uji, siç ndodhi para pak kohësh. Të shtohen hapësirat e gjelbërta dhe jo duke instaluar beton, duke ndërtuar parqe dhe jo të gënjehen qytetarët pse mbillen dy kumbulla të kuqe. Të mos jepen leje ndërtimi vend e pa vend duke e betonuar Tiranën në çdo cep. Të ketë transport urban më të mirë, të behet plani urbanistik i Tiranës etj., etj. Por këto bëhen duke qenë në bashki dhe duke pasur vullnetin për t’i bërë këto punë, kurse Edi Rama thur imagjinata.
 

Add comment


Security code
Refresh

Moti ne Shkoder

Shkoder, Albania
Temp: 28°C
Feels Like: 27°C
Humidity: 32%
Speed: 10 km/h
Direct.: 160°
Pressure: 1013.9 mb
SSE
Show more details
Provided by:

Sondazhi javes

Si ju duket faqja?