“Toka nën këmbë i rreshket
Berishës dhe shqiptarëve”
Partia Socialiste ia faturon rrëshqitjen e dherave në
vende të ndryshme të Shqipërisë, kryeministrit Sali
Berisha. Akuza u bë dje nga sekretari për Mjedisin në
selinë rozë, Besnik Bara, i cili tha përmes një deklarate
për shtyp se “toka nuk po i rrëshqet nën këmbë vetëm Sali
Berishës, por gjithë shqiptarëve për shkakun e Sali Berishës”.
Sipas tij, rrëshqitja e tokës në vend tashmë është
bërë lajm i përditshëm frikësonjës.
Ai theksoi se në çdo
cep të vendit njerëz të tmerruar ankohen por nuk dëgjohen
për shtëpitë e çara e të shkatërruara, pasuritë e rrënuara
nga rrëshqitjet janë të kudondodhura, nga Tropoja
në Rradhimë e Kakome, nga Çorovoda në Shkodër, nga
Librazhdi në Currila të Durrësit, nga Puka ne Korçë, nga
Mirdita në Pogradec, nga Kavaja në Sarandë. “E tërë
Shqipëria është ne gjendje alarmi. Asnjë analizë e Qeverisë
nuk është bërë për këtë situatë alarmante. Investimet
anti-erozion janë të papërfillshme dhe krejt të padukshëm”,
vlerësoi Baraj. Ai apeloi ndaj Kryeministrit që të
ndihmojë shqiptarët të mos u ikë toka nga këmbë dhe
shtëpitë t’u rikthehen në gjendjen e mëparshme. “Merruni
me këto probleme se e keni ju për detyrë si Qeveri. Merruni
me rrëshqitjen e tokave në Ruzhdije dhe mos ndalo
hapjen e kutisë së saj”, apeloi deputeti i Partisë Socialiste.
Sipas tij, “Shqipëria dita ditës rrëshqet, Saliu e Qeveria
rrinë të qetë”.
















