|
Qarku i Shkodres perfshin rrethet Shkoder, Puke, Malesi e Madhe te cilat nuk jane njesi administrative Qarku i Shkodrës renditet i pesti në vend për sa i përket numrit të popullsisë dhe i dyti për sa i përket sipërfaqes në të cilën ai shtrihet. Ai ka një dendësi mesatare rreth 71.8 persona për km², me e vogël se mesatarja e vendit. Dendësinë më të lartë e ka rrethi i Shkodrës, 94 banorë për km². Sipas ndarjes administrative të vitit 2000, popullsia e qarkut Shkodër është e përhapur në tre rrethe, që përfshijnë 5 Bashki, 6 qytete, 29 komuna dhe 269 fshatra. Rreth 2/3 e popullsisë banojnë në rrethin e Shkodrës. Pjesa më e madhe e saj, rreth 62.3%, banon në fshat. Në rrethin e Shkodrës në fshat banojnë 53.7% e popullsisë, ndërsa në dy rrethet e tjera, Malësi e Madhe dhe Pukë popullsia banon në zonat rurale, respektivisht 89% dhe 82%. Rrethi i Shkodrës: Ka një sipërfaqe prej 1302.96km², i ndarë administrativisht në 2 bashki: Shkodër dhe Vau i Dejës, 15 komuna: Ana e Malit, Bushat, Berdicë, Dajç, Gur i Zi, Hajmel, Mnel-Vig, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shllak, Shosh, Temal, Velipojë, 138 Fshatra dhe 2 qytete.Rrethi i Malësisë së Madhe: Sipërfaqja e rrethit Malësi e Madhe është 980,12 km², i ndarë administrativisht në 1 bashki: Bashkia Koplik, 5 Komuna: Gruemire, Kastrat, Kelmend, Qendër, Shkrel, 56 Fshatra dhe 2 qytete. Rrethi Pukë: Ka një sipërfaqe prej 1033,69 km², i ndarë administrativisht në 2 bashki: Pukë dhe Fushë-Arrëz, 8 Komuna: Blerim, Fierzë, Gjegjan, Iballë, Qafë e Mali, Qelëz, Qerret, Rrapë, 75 Fshatra dhe 2 qytete. Njësitë e qeverisjes lokale janë:
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SE
|
||||||
| Show more details | |||||||
|
|
|||||||
Si ju duket faqja?