Teuta arriti të hedhë
një hap të rëndë
sishëm drejt kualifikimit,
për në finale të
Kupës së Shqipërisë. Ekipi
i Ylli Shehut fitoi 1-0 në
“Niko Dovana” të Durrësit,
ndaj Vllaznisë së Edi Martinit
dhe me këtë rezultat
skuadra shkodrane është
rreshtuar, si favorite për të
diskutuar trofeun e dytë për
nga rëndësia në vend.



Sport


Dy fqinjet, Vllaznia dhe Laçi, kane dhuruar nje derbi te vertete dje ne fushe. Loje e forte, here here dhe e tensionuar, probleme edhe ne shkallet e stadiumit apo dhe jashte tij ne fund te ndeshjes. I ka patur te gjitha Brenda takimi i djeshem qe ne fund ka lene te kenaqur vetem vendasit qe arrijne nje tjeter rezultat pozitiv.
Ndeshja e shtyrë, mes Shkumbinit dhe Vllaznisë do të zhvillohet sot në fushën e Peqinit. Shefi i sektorit të garave pranë FSHF-së, Ilir Shulku konfirmoi se edhe kjo sfidë do të luhet në bazë të kalendarit. Fusha tepër e rënduar e Peqinit, shkaktuar për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë këtyre ditëve, vuri deri një ditë më parë në diskutim zhvillimin e këtij takimi.
Përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Shkumbinin kanë hyrë në fazën më intensive në kampin shkodran. Kanë mbetur vetëm detajet e fundit të ndërtimit të strategjisë, me të cilën do të kërkohet suksesi i Vllaznisë në Peqin dhe kaq. Formacioni dhe gjithë të tjerat duken të përcaktuara tashmë.









