
Ndeshja e shtyrë, mes Shkumbinit dhe Vllaznisë do të zhvillohet sot në fushën e Peqinit. Shefi i sektorit të garave pranë FSHF-së, Ilir Shulku konfirmoi se edhe kjo sfidë do të luhet në bazë të kalendarit. Fusha tepër e rënduar e Peqinit, shkaktuar për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë këtyre ditëve, vuri deri një ditë më parë në diskutim zhvillimin e këtij takimi.
Ndërkaq, pavarësisht terrenit, vendimi i djeshëm në FSHF lidhet me faktin që ndeshjet të mos ngjishen, në javët e tjera. Sipas rregullores, nëse fusha është e papërshtatshme ndeshja mund të luhet edhe pas 24 orëve. Nëse sot në Peqin terreni do të jetë sërish i rënduar dhe i papërshtatshëm, ndeshja do të luhet në një fushë tjetër.