Zhurma e krijuar ne media ditet e fundit ne lidhje me ikjen dhe mosardhjen ende te futbollistit anglez Xhimi Feniks, ka sjelle edhe nje reagim zyrtar nga ana e klubit te futbollit Vllaznia. Me ane te ketij reagimi, vete presidenti Valter Fushaj kerkon te sqaroje njehere e mire kete çeshtje ne menyre qe ajo te mos perflitet me. “Klubi i futbollit Vllaznia sqaron se futbollisti Xhimi Feniks ka udhetuar drejt Anglise me lejen e klubit per te marre pjese ne nje ceremoni mortore te nje njeriu te afert te tij.
Shtyrja e kthimit eshte bere serish me lejen e presidentit Valter Fushaj sepse vete lojtari ka pase disa probleme shendetesore me vajzen e sapolindur dhe meqe te gjithe ne jemi prinder, e kemi mirekuptuar kete shqetesim te tij dhe prandaj i kemi dhene leje deri ne fund te kesaj jave, periudhe ne te cilen do kthehet perseri ne Shkoder per te vazhduar kontraten qe ka me klubin tone”- thuhet ne komunikaten zyrtare te klubit shkodran.
















