Dy fqinjet, Vllaznia dhe Laçi, kane dhuruar nje derbi te vertete dje ne fushe. Loje e forte, here here dhe e tensionuar, probleme edhe ne shkallet e stadiumit apo dhe jashte tij ne fund te ndeshjes. I ka patur te gjitha Brenda takimi i djeshem qe ne fund ka lene te kenaqur vetem vendasit qe arrijne nje tjeter rezultat pozitiv.
Vllaznia qe ne minutat e para te ndeshjes u duk qarte se kishte hyre ne fushe me nje synim te vetem per ta fituar ndeshjen. E nis ne sulm dhe ne minuten e 13-te loja merr “zjarr”. Bala shmang edhe portierin Llani dhe me pas kur po I drejtohet portes pengohet prej tij, por gjyqtari nuk jep 11-metersh. Loja ketu e me pas acarohet por Vllaznia do ta shenoje shpejt golin e avantazhit me ane te Krajes ne ’16. ne stadium ka tension. Tajneri I portiereve te La[it Rama largohet nga pankina nga gjyqtari Jorgji dhe me pas edhe nga stadiumi nga forcat e rendit, [ka sjelle panic ne stadium. Pas golit te pare vendaist e kontrollojne lojen madje duan te shenojne edhe gola te tjere dhe rastet nuk mungojne. Minutat kalojne dhe loja merr rrjedhen e duhur. Vllaznia kerkon te shohe me teper drejt portes se Llanit nderkohe qe La[I vetem ne 5 minutat e fundit te pjeses se pare zgjohen dhe fitojne dy-tre goditje standarte me te cilat kerkojne te rrezikojne, pse jo edhe
te barazojne por nuk ia arrijne dot. Pjesa e dyte nis me te njejten menyre loje si fund ii pjeses se pare. Jane miqte ata qe fitojne terren, zoterojne mesfushen dhe fillojne t’i afrohen me prane portes se Grimes. Trajneri Martini duke e pare kete gje, ndryshon diçka ne mesfushe, teksa largon Nallbanin qe duket i lodhur dhe ne vend te tij sposton Osjen nderkohe qe fushe eshte Feniks. Per momentin gjerat permiresohen por kjo nuk mjafton. Trajneri shkodran largon me pas edhe Shtubinen dhe fut ne loje nje lojtar me tipare mbrojtesi si Sykaj. Laçi nderkohe mund te kishte barazuar ne minuten e 68-te kur gjuajtja e Veliajt perfundon ne traverse. Minutat e fundit nderkohe flasin disi per Vllaznine qe shtyn me perpara, sheh minutat qe kalojne dhe natyrisht i kenaqet ne fund trepikeshit te marre. Nje trepikesh qe vlen shume nderkohe qe Laçi eshte i deshperuar qe te pakten nuk mori nje barazim.
Thane:
E. Martini (Vllaznia): “E kishim parashikuar te veshtire kete ndeshje sepse Laçi luan mire futboll dhe ashtu na rezultoi. Per ne e rendesishme ishte qe lojtaret nuk dolen nga detyrat megjithese ne disa momente mu duk se po perseritej ndeshja e pare disa javeve po me kete skuader ku humbem ne Shkoder ne momentin kur gjyqtari nuk akordoi 11-metersh. Per fat nuk ndodhi keshtuu dhe duhet t’i gezohemi kesaj fitoreje sepse kampionati po behet shume i veshtire me keto telenovela qe po ndodhin. Nuk dua te mendoj per momentin per ndeshjen e rradhes ne kampionat me Tiranen pasi tani ne plan te pare kemi ndeshjen e kupes me Teuten ne mesjave”.
Derbi i vertete ne Shkoder, fiton ngushte Vllaznia
Vllaznia- LaçI 1-0
Vllaznia: Grima, Smajli, Kraja, Rajoviç, Mrvaljevi[, Shtubina (Sykaj 74’), Nallbani (Feniks 54’), Belisha, Osja, Haxhibuliç (Doçi 86’), Bala. Tr: E.Martini
La[i: Llani, Nino, Brahja, Çela (marashi 82’), Kaja, Vucaj, Veliaj, Nimani, Mustafaraj (Kastrati 77’), Tanushi (Shazivari 52’), Nora. Tr: S.Nica
Shenues: Kraja 16’
Gjyqtare: E.Jorgji, R.Preçaj, A.Mahmuti (Elbasan)
Karton te verdhe: Kraja, Smajli, Feniks, Vucaj, Nora
















