Teuta arriti të hedhë
një hap të rëndë
sishëm drejt kualifikimit,
për në finale të
Kupës së Shqipërisë. Ekipi
i Ylli Shehut fitoi 1-0 në
“Niko Dovana” të Durrësit,
ndaj Vllaznisë së Edi Martinit
dhe me këtë rezultat
skuadra shkodrane është
rreshtuar, si favorite për të
diskutuar trofeun e dytë për
nga rëndësia në vend.
Ekipi
i Vllaznisë do të kërkojë
deri në fund, për të përmbysur
disavantazhin, pasi
suksesi në kupë do t’i garantojë
një vend të sigurt
kuqebluve, për në Kupat e
Evropës. Atëherë kur pjesa
e parë po mbyllej në barazim,
kapiteni i Teutës së
Durrësit, Vangjel Mile arriti
që të realizojë në fund
të pjesës së parë të ndeshjes.
Djemtë e Detit iu drejtuan
dhomave të zhveshjes,
me një rezultat pozitiv në
“xhep”. Ndërkaq, pas pjesës
së dytë skuadra shkodrane
doli më e karikuar në
fushë dhe kërkoi të barazonte
rezultatin e ndeshjes.
Pas 15 minutave lojë, në
pjesën e dytë pati edhe
probleme dhe zënka mes
lojtarëve në fushën e lojës.
Sherri nisi mes dy lojtarëve,
Dushkut të Teutës
dhe malazezit të Vllaznisë,
Mrajleviç. Ndërhyri gjyqtari
kryesor i ndeshjes që i
nxori me karton të kuq nga
fusha e lojës të dy lojtarët
Aranit Muraçi
Daniel Xhafa, duke festuar golin e barazimit
në fjalë. Në mesin e pjesës
së dytë të ndeshjes, edhe
Feniks i Vllaznisë doli me
karton të kuq. Në superioritet
numerik, Teuta nuk arriti
të shënonte golin e dytë,
që do të ishte edhe më i sigurt
për të arritur finalen e
kupës. Gjithsesi, rezultati i
ndeshjes së parë e lë të
hapur kualifikimin dhe
ndeshja e kthimit në “Loro
Boriçi”, do të vendosë se
cila skuadër do të arrijë të
kualifikohet në finale. Trajneri
i Teutës, Ylli Shehu
është shprehur pas ndeshjes
se skuadra duhet të bëj
kujdes në ndeshjen e kthimit,
duke qenë se 90 minutat e fundit
do të jenë vendimtare
për ekipin që do
të kualifikohet në turin
tjetër të Kupës së Shqipërisë.
















