Gjeneza, Historia & Anëtarët

Logo Familja Shkodra

Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon), kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin Iskodra ose Iskenderiyye nga Iskender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i muslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV kur ishte qendër e Humanizmit. Shkodra, vendasit e së cilës quhen "Shkodranë", është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s.

Familja Shkodra ka prejardhjen nga Shkodra, Republika e Shqipërisë, qytet i lashtë apo krahasuar si kryeqyteti i dytë i Shqipërisë, apo siç e quajnë shpeshherë, kryeqyteti i Kulturës dhe Muzikës, i cilësuar si vendi i Penës dhe intelektualizmit, ndër vite në Republikën e Shqipërisë.

Ymeri, është i pari i Familjes Shkodra , ai (Ymeri) mendohet që i pari mbajti mbiemrin Shkodra. Ai është i lindur në vendin e quajtur Llugë e cila gjendet në rrethin e Tropojës , rreth 163 km larg nga Shkodra në vijë tokësore. Është vend në pjesën e lumit Valbonë, Luginë e ngushtë me tokë pjellore përgjatë lumit Bushtricë e rrethuar me kurorat e alpeve Shqiptare, një rrafshinë që vazhdon deri të Liqeni i Shkodrës .
Pra, bazuar në këtë, Ymeri është i pari i Shkodranëve, dhe së bashku me Sylejman bej Bushatin (shqiptarë Atë i Ymerit), Sanxhakbej i Shkodrës, i cili me shqiptarët myslimanë zhvilloi një luftë të rreptë kundër Venedikut, sidomos afër Kotorit.
Për këtë shërbim që i bëri Portës së Lartë, ai fitoi titullin e vezirit të fortifikatave kufitare , kurse Ymerit iu dhurua Sanxhaku i Prizrenit. Ky sanxhak në atë periudhë kohore i përfshinte tokat gjer në Moravën e Epërme duke përfshirë edhe Vitinë e sotme me rrethinë.

Pasi (Sylejmani) merr titullin nga Veziri si udhëheqës të fortifikatave kufitare dhe njëherit ishte Sanxhakbej i Shkodrës me rrethinë, kjo kishte një ndikim pozitiv për Ymerin, atëherë ndikuar nga kjo, Ymeri emërohet Bajraktar i Shkodrës nga Veziri dhe me bekimin e Sylejmanit , ai(Ymeri) se bashku me familjen e vet të ngushtë vendosët në Shkodër. Veziri i cili në atë kohë sundonte në Vilajetin e Shkodrës me rrethinë, i dhuroi Bradën e Vezirit (Bjeshkën Dynja) Ymerit, kurse Ymeri i fali tërë qenien e vet dhe të familjes në shërbim të Vezirit dhe kështu këta dy shumëfishuan afërsinë në mes vete.
Duke përfituar nga kjo, Ymeri fiton edhe titullin AGË dhe po ashtu bëhet edhe Bajraktar i Shkodrës nga urdhri i Vezirit. Ymeri bëhet dhe qëndron më shumë se një vit KRYETAR (Bajraktarë) i Shkodrës.
Nga humbjet e mëdha e të njëpasnjëshme, që pësonte Porta e Lartë, ajo ekzekutoi Sylejmanin, i prenë kokën dhe e hodhën para jeniçerëve, duke u munduar që të tregojnë fajtorët e humbjeve që pësonte Porta e Lartë. Pas vrasjes së Sylejmanit edhe Ymeri vritet nga njerëzit e Portës së Lartë në Shkodër. Gruaja e Ymerit kthehët në vendlindjen e burrit të vet së bashku me fëmijët e vet, djalin që më i madhi ishte Elezi në Llugë të Poshtme të Rrethinës së Shkodrës.
Fëmijët e familjes së Ymerit pas vendosjes në Llugë të Poshtme, ata i quanin SHKODRANË , për arsyen se ata nga qyteti i Shkodrës kishin sjell veshmbathjen qytetare "Shkodrane".

Elezi kishte vetëm një djalë, ADEMIN i cili po ashtu supozohet të ketë jetuar gjithashtu sikur i ati , në të njëjtat kushte jetese, në të njëjtat rrethana dhe peripeci përgjatë shekujve XVI-XVII. Ai kishte dy djem Ahmetin dhe Islamin. Ahmeti dhe Islami kishin nga pesë djem, duke vazhduar kështu deri në ditët e sotme.
Familja Shkodra njihet si : Ahmetët dhe Islamët (popullore, Ahmetovit dhe Islamovit).

Familja Shkodra pjesën e rrugëtimit për të kaluar nga Llugaj (Shkodër ,Shqipëri) për në Rrafshin e Kosovës (Dardanisë) përshkruhet: Pas rënies së pushtetit të Sylejmanit dhe të Ymerit , ndaj familjes se tij fillon një reprezalje dhe një presion i vazhdueshëm nga pushteti turk gjë që i ngarkonin për tagrë të madhe dhe për të paguar i detyronin më shumë se gjysmën e hisës së të mbjellave që këta Shkodranët i vilnin nga toka , nuk munden të vazhdonin më tej këtë formë të jetesës atëherë për t’u shmangur ngatërresave të tjera ata vendosin të largohët nga vendi i lindjes , pra nga Shqipëria erdhën dhe vendosën në Gërmovë (Viti) ku qëndruan më shumë se njëzet vite ,këtu nuk u gjenden mirë me fiset vendase të Karadakut që në atë kohë ishin mjaft aktiv për të bërat e tyre negative që kishin bërë deri sa të takoheshin me Shkodranët , kusherinjët tanë.

Gërmova gjendet në rrethin e qytetit të Vitisë (sot), Ahmeti dhe Islami u vendosën pikërisht në Gërmovë, duke pasur parasysh se edhe Gërmova me rrethinë bënte pjesë në Sanxhakun e Prizrenit, i cili iu kishte dhuruar nga Sulltani, Ymerit stërgjyshit të Ahmetit dhe Islamit.
Kjo mund të thuhet, se ky ishte arsyeja kryesore, që Shkodranët erdhën dhe u vendosën pikërisht në rrafshin e Vitisë në fshatin Gërmovë. Ata pastaj erdhën në Gjilan (Moravë), këtu qëndruan më shumë se katër vite dhe se gjatë qëndrimit në Gjilan, ata kishin ndërtuar një Mulli me ujë për nevoja të veta te vendi ku sot është Ambulanta kryesore, përballë ish-objektit të komandës së TMK-së. Pasi nuk qëndruan më gjatë në Gjilan dhe dimrat e vazhdueshëm dhe shumë të rreptë , që mbanin në atë kohë dhe mungesës që të siguronin drunjë për nxehje , ata vazhduan rrugëtimin, u vendosën në Katushnicë, rrugës Karaqevë-Rogoqicë ( dy vite e më shumë), as këtu nuk qëndruan gjatë sepse edhe këtu pushteti i atëhershëm i ngarkonte me gjëra që këta nuk mundeshin ti përballonin ,dhe vazhduan rrugëtimin për Vriqevs (Malësi), ku qëndruan tre muaj e ca prej aty zhvendosën dhe vendosën në Malësinë e Desivojcës ku dhe qëndruan një kohë më të gjatë (150 deri 200 vite). Por, një pjesë e Familjes Shkodra nuk udhëtoi për në Desivojcë, por qëndroi në Gërmovë, vendin ku ishin vendosur së pari herë pasi kishin migruar nga Shqipëria , ndërkohë edhe pjesa tjetër e familjes pas një kohe të vendosjes në Desivojcë, fillojnë të kthehen nëpër qendrat ku ishin vendosur me parë, këtu kryesisht Gjilan, Viti dhe Ferizaj.
Nga Malësia e Desivojcës shpërnguljet vazhduan kryesishtë në baza vullnetare në kërkim të një jetë më të mirë , duke kërkuar shkollim më të lartë , dhe një gjeneratë tjetër kishin filluar jetën në botën perendimore , duke punuar dhe kur ktheheshin në atdhe atëherë krijonin një jetë më të mirë , jo më në malësi , por në qendra tjera urbane.

Për Gjenealogjinë e Familjes Shkodra, dihet duke u bazuar në faktet që ekzistojnë prej më shumë se pesë shekuj (Faktet :Gjeneza e vjetër e Familjes Shkodra , dhe Libri “Desivojca nëpër kohë”). Që prej atëherë, përgjatë shekujve, pasardhësit e Ymerit trashëgojnë edhe sot e kësaj dite mbiemrin SHKODRA.

Të kuptuarit e saktë të origjinës së mbiemrit Shkodra ishte, është dhe do të jetë një krenari e madhe për njeriun në përgjithësi, kurse për Familjen Shkodra në veçanti, është përgjegjësi, ruajtja, promovimi dhe kultivimi në formën e duhur duke i ofruar shoqërisë së qytetëruar vlera shkencore, artistike, intelektuale dhe arsimore.

Familja SHKODRA sot jeton në disa vende të ndryshme të trojeve shqiptare si në: Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Kamenicë, Durrës, Vushtrri, Gjakovë, Viti, Obiliq, Desivojcë, Gërmovë, Orrloviq, Sadovinë e Maliterrnoc. Disa mbiemra të tjerë që kanë dal nga mbiemri SHKODRA, por që janë vëllazëri me FIS dhe GJAK të Familjes SHKODRA janë: Jakupi, Podina, Rexhepi, Mehmeti.

Familja Shkodra sot ka arritur tek brezi i trembëdhjetë (13-të).
Familja Shkodra i përket fisit KRASNIQE.

Autorësia e Gjenealogjisë së gjenezës së Familjes SHKODRA për këtë shkrim është e profesorëve tanë Dr. Sadri J. Shkodra dhe Dr.Faik I.Shkodra e cila u përpunua dhe u përshtat në kontekst të librit "Desivojca Nëpër Kohë", nga Mr. Emrush T. Shkodra.

Në nëntor 2026 doli nga shtypi libri i ri i Prof. Shefik Shkodrës, „Desivojca e Krahinës së Gallapit“ (të dhëna historike, socio-kulturore e linguistike) – mbi 360 faqe, me tri harta dhe fotografi dokumentuese. Libri mund të porositet përmes faqes së Familjes Shkodra në Facebook.

"Çdo shqiptarë (shkodranë) është vëllai YT, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë

Përgatitur nga: Emrush T. Shkodra

Gjithë të mirat.
Familja Shkodra

Desivojca – vendlindja jonë

Desivojca (Desivojcë) është fshat në lindje të Kosovës, në komunën e Kamenicës, rreth 50 km larg Gjilanit, në lartësi rreth 823 m mbi nivelin e detit. Fshati ka sipërfaqe prej 16,41 km², shkollën fillore „Kadri Zeka“ dhe xhaminë e ndërtuar më 1816. Në veri ngrihet mali i Gollakut.

Në Desivojcë jetojnë 13 grupe familjesh, ndër to Shkodra dhe Bunjaku. Sipas regjistrimit të vitit 1991 fshati kishte 868 banorë, kurse në vitin 2011 vetëm 177 – shumë familje sot jetojnë në Gjilan, Kamenicë, Prishtinë, Ferizaj dhe në mërgatë.

Fshati përmendet edhe në historinë e Luftës së Dytë Botërore: në Betejën e Desivojcës (19–20 dhjetor 1944) ndër udhëheqësit vendas përmendet edhe Riza Shkodra.

  • 823 mlartësia
  • 16,41 km²sipërfaqja
  • 1816xhamia e fshatit
  • ~50 kmnga Gjilani

Burime: Wikipedia (sq) · Wikipedia (de) · Battle of Desivojca · Wikidata · Grupi „Desivojca“ në Facebook

Librat e familjes Shkodra

Vepra të shkruara nga anëtarë të familjes – për Desivojcën, për gjenezën tonë, për letërsinë dhe shkencën.

  • „Desivojca e Krahinës së Gallapit“Prof. Shefik Shkodra · 2026 · të dhëna historike, socio-kulturore e linguistike, mbi 360 faqe, tri harta dhe rezyme në frëngjisht
  • „Desivojca nëpër kohë“monografi, Prishtinë · gjenealogjia e familjes me autorësi të Dr. Sadri J. Shkodrës dhe Dr. Faik I. Shkodrës, përshtatur nga Mr. Emrush T. Shkodra
  • „Monografi Sadri Shkodra“Prof. Dr. Faik Shkodra · për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Sadri Shkodrës
  • Tekste universitare të matematikësProf. Dr. Sadri Shkodra · 300 ekzemplarë të veprave të tij iu dhuruan Universitetit „Kadri Zeka“ në Gjilan
  • „Albania e Konicës – Pergamenë shqiptare“Shefik Shkodra · studim monografik · Rilindja, Prishtinë, 1995
  • „Demoniane“Shefik Shkodra · rrëfejzë satirike · Gjilan, 2001
  • „Shtjella“ (2006) dhe „Erëverë“Shefik Shkodra · poezi · Era, Prishtinë

Libri i ri „Desivojca e Krahinës së Gallapit“ mund të porositet përmes faqes së Familjes Shkodra në Facebook. Keni shkruar edhe ju një libër? Na shkruani, që ta shtojmë në këtë listë.

Trungu i Familjes Online

Lista e anëtarëve të gjenezës së Familjes Shkodra është e vendosur online dhe është një burim i vlerësuar i informacionit dhe lidhjes së familjes. Nëse jeni anëtar i kësaj familjeje, ju lutemi na kontaktoni për të ndryshuar, shtuar ose korrigjuar informacion rreth jush ose të tjerëve.

Jemi të hapur të përshëndesim anëtarë të rinj dhe ta pasurojmë këtë listë me personalitete e të dhëna të sakta. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

Kontakti


Keni informata shtes apo
sygjerim për përmirësim?

Familja Shkodra
Rruga Janina 6,
60000 Gjilan


+383 (0) 48 127 725
info@shkodra.eu