Libër i ri: „Desivojca e Krahinës së Gallapit“ nga Prof. Shefik Shkodra
Në nëntor 2026 doli nga shtypi monografia e re e Prof. Shefik Shkodrës, „Desivojca e Krahinës së Gallapit“ – të dhëna historike, socio-kulturore e linguistike për fshatin nga i cili rrjedhin shumë degë të familjes sonë.
Libri ka mbi 360 faqe, tri harta dhe fotografi dokumentuese. Është një burim i çmuar për këdo që dëshiron ta njohë më mirë historinë e Desivojcës dhe të Gallapit.
Prof. Shefik Shkodra (lindur më 1948 në Desivojcë) është profesor i gjuhës frënge, poet dhe studiues; ndër veprat e tij janë „Shtjella“, „Erëverë“, „Demoniane“ dhe „Albania e Konicës – Pergamenë shqiptare“. Jeton dhe krijon në Gjilan.
Libri mund të porositet përmes faqes së Familjes Shkodra në Facebook.
Burimi: faqja zyrtare në Facebook
