Në kujtim të Rexhep Shkodrës (1938–2020), inxhinierit të parë shqiptar të pylltarisë
Rexhep Shkodra lindi më 1938 në Desivojcë të Kamenicës. Në fillim të viteve gjashtëdhjetë u diplomua për pylltari në Beograd dhe u bë inxhinieri i parë shqiptar i pylltarisë.
Punoi në Kamenicë, Prishtinë, Podujevë dhe Gjilan, ku për disa vjet ishte drejtor i Ekonomisë Pyjore për Anamoravë. I takon brezit të parë të intelektualëve shqiptarë që ngritën profesionet e specializuara në Kosovë.
Përkujtimin e shkroi Musa I. Ahmetaj dhe u nda në faqen zyrtare të familjes. Nëse e keni njohur dhe keni kujtime apo fotografi, na i dërgoni – do t'i shtojmë këtu dhe te Personalitetet.
Burimi: faqja zyrtare në Facebook
